AJAZI Refik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi më 1916, në Seferaj të Kavajës. Shërbeu si myfti në disa qytete të vendit, si në Durrës, Peqin, Kavajë, Elbasan e Korçë, ku u nxorr përpara turmës, duke u fyer dhe poshtëruar. I kërkuan të mohonte fenë dhe Zotin, por ai nuk pranoi. U internua në fshatin e tij të lindjes, prej vitit 1967 deri sa vdiq më 1987. Nuk iu njoh e drejta e pensionit dhe vdiq në varfëri. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]