Akullnajat rrëzëmalore

Në stinën e ngrohtë buza skajore e akullnajës është e butë dhe e thyeshme; që nga poshtë del përroi i ujit të shkrirë, që rrjedh e rrjedh gjithnjë e më poshtë, duke marrë me vete zall dhe rërë, që i ka shkëputur nga fundi 1 luginave Në rrugën e saj tatëpjetë luginës, akullnaja mund të bashkohet me një tjetër, tamam siç bëjnë lumenjtë. Në vijën e bashkimit krijohet një presion i madh që shkakton kërkëllima dhe thyerje; të dyja akullnajat, megjithatë, bashkohen dhe një lumë më i gjerë akullnajor vazhdon zbritjen poshtë. Në rrëzë të disa vargmaleve, disa akullnaja zbresin të bashkuara, duke formuar një shtresë që quhet akullnajë rrëzëmalore (domethënë «në rrëzë të malit»).

Në zonat shumë të ftohta, si Grënlanda dhe Antarktida, sasia e borës që bie është më e madhe se sasia e borës që shkrin. Akullnajat që zbresin nga luginat bashkohen dhe formojnë një shtresë të gjerë që mbulon gati gjithë tokën. Kjo shtresë, e ngjeshur nga reshjet e tjera të borës dhe e shtyrë nga akullnaja që zbret nga mali, zhvendoset me shpejtësi përpara; disa pjesë të saj arrijnë deri në det dhe zhyten brenda. Shtytja drejt thellësisë, q shkaktuar nga uji mbi të cilin pluskon akullnaja, çon në thyerjen e shtresës së akullnajës dhe në krijimin e blloqeve të mëdha të akullit. Këto blloqe, që notojnë në det të hapur të shtyrë nga era dhe nga rrymat e ujit, zakonisht quhen ajsbergë (domethënë «male akulli»). Ajsbergët mund të kenë një vëllim tepër të madh: gjatësia e tyre mund të arrijë bile deri në disa kilometra dhe lartësia rreth njëqind metra mbi rrafshin e ujit.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]