ALBRAHIMI Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 korrik të vitit 1944, në fshatin Lunik të Librazhdit. Më 2 tetor 1978, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me shtatë vjet heqje lirie. Vendimi mori formën e prerë pasi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 21 tetor 1978. U lirua me dekret nr. 6656, më 28 tetor të vitit 1982. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]