(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 20 qershor të vitit 1934, në fshatin Tragjas të Vlorës. U arrestua më 1950 dhe më 21 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «se në bashkëpunim me të tjerë ka formuar grupin e të rinjve në gjimnazin “Ali Demi”, grup i cili vepronte kundra pushtetit, duke bërë mbledhje në të cilat ka qenë vendosur që të shkruheshin parulla kundra pushtetit dhe udhëheqjes së tij», dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie me punë të detyruar, me humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake, më 16 shkurt 1951. I ati, Mehmet Alemi, qe dënuar me vdekje (në mungesë). U lirua në vitin 1962, pastaj u internua familjarisht. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 358.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit