(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Viçidol të Tropojës. Pas arrestimit të të vëllezërve, Ademit [shih] dhe Elezit [shih], u internua, me gjithë pjesën tjetër të familjes Allçi, në Lekbibaj. U arrestua më 18 korrik të vitit 1977, bashkë me të vëllanë, Halilin [shih], dhe u dënua me një vit e gjysëm burg. Ndue Ukcama, Zgjimi i dragojve, Tiranë, 2005, f. 181-182.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "ALLÇI Ismail," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/all%c3%a7i-ismail.