ALLAJBEU Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 26 qeshor të vitit 1943, në fshatin Peshtan të Beratit. Më 30 gusht 1977, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, më 23 shtator të po atij viti. AISKK, F. 1 V. 2012, D.1, Fl. 667.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]