ALOLLI Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 shkurt të vitit 1920, në fshatin Gollobordë të Korçës. Më 22 gusht 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krimet: drejtim të grupit për arrratisje dhe strehim diversantësh» dhe e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Më 3 janar 1952, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor dënimi me vdekje iu kthye në 25 vjet heqje lirie. U lirua më 30 tetor 1963. AISKK, F. 1 V. 2012, D.1, Fl. 654.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]