Amoniak
(Term – Mjedisor)
Amoniak
(anglisht: Amonia)
✦ Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin; tretësira e këtij gazi në ujë. Ekspozimi për një kohë të shkurtër ndaj amoniakut me gradacion më të ulët shkakton iritime të hundës dhe të grykës. Trajtë e thjeshtë e përbërjeve me azot që formohet kryesisht në ujërat e shkarkimeve. Në disa rrethana mund të jetë helmues për peshqit, si edhe është një burim azoti për bimët dhe algat.
[cite]