(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Diplomat, mësues. Lindi më 24 prill të vitit 1897, në Adrianopojë (Edrene) të Turqisë. Kolegjin e kreu në Stamboll, kurse studimet e larta në Itali. Në vitet 1923-1924 shërbeu si konsull në Itali, ndërsa më 1938-1939 si konsull në Manastir, Jugosllavi. Në mars 1951 u dënua 10 vjet burg, të cilat i vuajti në burgun e Burrelit.Vdiq në vitin 1978. Enver Memisha, Masakra komuniste: arrestime, burgime, ekzekutime e internime mbi inteligjencien shqiptare, në «55», E mërkurë, 25 shkurt 2009, f. 17; Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXV, f. 318-319.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]