(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 22 prill të vitit 1918, në fshatin Lin të Pogradecit. Më 19 Gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «kriminel lufte se ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar dhe ka bashkëpënuar me gjermanin në luftime kundra partizanëve, ka dashur të sabotojë Luftën» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 753.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]