BAHOLLI Ferit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Elbasan. U deklarua «armik i popullit». Më 30 mars të vitit 1948, Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Elbasanit vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 43, 26 prill 1948, f. 7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]