BAKALLI Emin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 11 shtator të vitit 1912, në Tiranë. Kreu shkollën teknike «Harry Fultz» në Tiranë. U arrestua më 1946 për sabotazh dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. Mori pjesë në hapjen e tunelit në kampin nr. 4 në Tiranë. U ridënua dhe u dërgua në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1962.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]