Baktere
(Term – Mjedisor)
Baktere
(anglisht: Bacteria)
✦ Organizma të gjallë mikroskopike, të cilat mund të ndihmojnë në pakësimin e ndotjes, duke metabolizuar lëndën organike në ujërat e zeza, derdhjet e naftës ose ndotës të tjerë. Megjithat, bakteriet në tokë, ujë dhe ajër mund të shkaktojnë edhe probleme te njerëzit, kafshët dhe bimët. Mikroorganizma të cilat shpesh përbëhen nga një qelizë e vetme dhe mund të kenë trajtë purteke të drejtë ose të lakuar (bacile), sferike (koke) ose me strukturë të përdredhur (spirale). Nga ana kimike janë janë të përbëra kryesisht prej proteinash dhe acidesh nukleike. Bakteret patogjene janë organizma infektive që shkaktojnë sëmundje të tilla si pneumonia, tuberkulozi, sifilizi dhe tifoja. Shpeshherë bakteret ndahen në grampozitive dhe gramnegative. Në shumë raste prishja e ushqimeve shkaktohet nga kontaminimi mikrobik. Por ka edhe shumë lloje të dobishme bakteresh, p.sh. bakteret e florës normale të zorrëve, të cilat ndihmojnë në shkëmbimin e lëndëve. Bakteret shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, si në 1. Proceset e tharmëtimit, për prodhimin e alkoolit, verës, birrës (majatë), kosit, turshive dhe të antibiotikëve (myket). 2.Fiksimin e azotit atmosferik në tokë. 3. prodhimin e proteinave nga hidrokarburet parafinike (nafta). 4. pastrimin e ujërave të zeza. 5. reaksionin me materialet mbeturina (pluhurat e qymyrgurit dhe çimentos), për të përftuar lëndë ushqyese për bimët (plehra kimike). Reaksionin me celulozën për të përftuar biopolimerë dhe produkte ushqimore të pasura me proteina. 7. Fundërrimin dhe përqëndrimin e uranit dhe të disa metaleve të tjera nga mineralet prej të cilave ato përfitohen, gjë që arrihet nga zhvillimi i baktereve në materiale organike si lignina dhe celuloza etj.