DDT(Dikloro-Difenil-Triloroetean)

DDT(Dikloro-Difenil-Triloroetean)
(Term – Mjedisor)

DDT(Dikloro-Difenil-Triloroetean)
(anglisht: DDT)

✦ Lëndë kristalore pa ngjyrë ose pluhur i bardhë pa erë ose me erë të lehtë aromatike. Nuk tretet në ujë, tretet në alkool, aceton, benzen, eter, katërklorur karboni e vajguri. Përftohet nga dendësimi i kloralit ose i kloralit të ujësuar me klorbenzenin në prani të acidit sulfurik. DDT-ja është helm për mjedisin, sidomos helm i fortë për peshqit. Disa autorë mendojnë se DDT-ja është helm kancerogjen, prandaj në shumë vende të botës kanë filluar të mos e përdorin ose ta kufizojnë përdorimin e tij. Insekticid organoklorik i qëndrueshëm, që filloi të prodhohet në vitet 1940-të.

Portali — Mjedisi

[cite]