BALA Foto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Profesor i filozofisë dhe i letërsisë. Lindi më 14 shkurt të vitit 1910, në fshatin Vuno të Himarës. Kreu gjysmë-gjimnazin e Gjirokastrës, Liceun e Korçës dhe studimet e larta në Montpellier të Francës, gjithnjë së bashku me Enver Hoxhën. Më 1945 u caktua profesor në Gjimnazin e Gjirokastrës. Po këtë vit i ekzekutuan të atin, Dhimitër Balën [shih]. U arrestua një vit më vonë (1946), me akuzën se kishte krijuar grupin e Neoballistëve dhe se ishte agjent anglo-amerikan-francez. Në vitin 1947, u dënua me burgim të përjetshëm. Më 14 maj të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Qendrës Korçë vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1964. Vdiq më 1991. Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXII, 2, f. 226-231; Gazeta Zyrtare, nr. 53, 3 qershor 1947, f. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]