BALLË PËR BALLË

Ballë për ballë

Viti:
1979

Zhanri:
Dramë

Shteti:
Shqipëri

Prodhuesi i filmit – Studio:
Shqipëria e Re

Data e Publikimit:

Etiketë:
Bazuar në Novelë

Regjia:
Kujtim Çashku, Piro Milkani

Producent:
Haxhi Dersha, Robert Gjoni, Natasha Lako, Kasëm Seferi

Skenari:
Ismail Kadare

Muzika:
Feim Ibrahimi

Aktorë:
● Gjergj Antoniu
● Melpomeni Çobani
● Lola Gjoka
● Ligoraq Riza
● Edmond Budina
● Piro Kita
● Marika Kallamata
● Sheri Mita
● Rajmonda Bulku
● Agim Shuke
● Thimi Filipi
● Stavri Shkurti
● Arben Imami
● Kadri Roshi
● Katerina Biga
● Timoleo Flloko
● Mevlan Shanaj
● Sulejman Pitarka
● Bujar Lako
● Greta Aliaj
● Ilir Bozo
● Irakli Lepuri
● Ivoni Batalli

Subjekti:
Ekranizim i romanit të Isamil Kadaresë “Dimri i madh”. Besnik Bermema ishte përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin. Filmi tregon jetën e familjes Struga në një sfond historik siç ishte vitet 1960,1961. Djali i vogël i familjes Arbeni (Arben Imami) niset ushtar në bazën luftarake detare të Pashalimanit në Vlorë. Djali i madh Besniku (Mevlan Shanaj),gazetar, do të jetë pjesëmarrës në Mbledhjen e 81 Partive të Majta në Moskë. Ngjarjet e filmit rrotullohen rreth konfliktit,dhe më pas largimit të trupave rusë nga baza të para këto në një këndvështrim human siç është ai i dashurisë së Besnikut (Mevlan Shanaj (Artist i Merituar)) me Zanën (Rajmonda Bulku) apo sëmundjes së Xhemalit (Thimi Filipi (Artist i Popullit)). Filmi u vlerësua me Kupën e Festivalit në Kupën e Festivalit si “Filmi më i Mirë” në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 20 deri në 26 Prill 1981.

Batuta të ndryshme nga filmi :

“Do ta kërkojmë Vlorën Admiral po nuk kemi për ta gjetur më kurrë. Do të bredhim nëpër Mesdhe si çifutët në shkretëtirë.”

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:
3.7

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

[cite]