Balonat

Viti:
1979

Zhanri:
Dramë, Fëmijë

Shteti:
Shqipëri

Prodhuesi i filmit – Studio:
Albfilm, Tirana

Data e Publikimit:

Regjia:
Ismail Zhabjaku

Producent:

Skenari:
Halil Kamberi, Muharrem Skënderi

Muzika:
Avni Mula, Robert Radoja

Aktorë:
● Albana Mici
● Edlira Bregasi
● Fitnete Tiço
● Lec Vuksani
● Besim Kurti
● Agron Ballabani
● Merita Dabulla
● Todi Thanasi
● Vladimir Muzha
● Marta Burda
● Ndrek Prela
● Perika Gjezi
● Artur Alku
● Gëzim Gramshi
● Artur Rrjolli
● Ermal Harxhi
● Andi Toma
● Adrian Zoto

Subjekti:
Lufta Antifashist zgjon edhe fëmijët. Me ndihmën e mësuesit të tyre ata mendojnë të shkruajnë në balona parrulla që t’i shohë i gjithë populli dhe fashistët të mos kenë mundësi t’i fshijnë. Fashistët arrijnë t’i zbulojnë dhe plagosin njërin prej fëmijëve por balonat me parrulla anitfashiste vazhdojnë të ngrihen lart. Subjekti i Filmit: Fëmijët duan të ndihmojnë më të rriturit në luftën e gjithë popullit kundër pushtimit fashist të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore. Të ndihmuar nga mësues Naimi (Perika Gjezi) dhe nga gjyshi (Ndrek Prela (Artist i Merituar)) ata do të gjejnë mënyrën për të dhënë dhe ata një ndihmë në këtë luftë. Ideja e Mirit (Agron Ballabani) është të ndërtojnë balona dhe duke i ngritur sa më lart në qiell ti bëjnë thirrje gjithë popullit për luftë kundër pushtuesit. Gjatë këtij aksioni plagoset Drita dhe hakmarrja e popullit do të jetë e pamëshirshme mbi oficerin fashist.

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

[cite]