BALLAURI Angjeli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Tregtar i madh. Lindi më 4 mars të vitit 1896, në Korçë. Në fillim të vitit 1945 u dënua si armik i popullit. Dënimin e vuajti në kampin e Maliqit. Më 14 maj të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Qendrës Korçë vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Qyteti im, Botim i Bashkisë Korçë, nr. 4, maj 2008; Gazeta Zyrtare, nr. 53, 3 qershor 1947, f. 7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]