BALLUKU Vladimir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Beqir Ballukut [shih], futbollist. Lindi më 15 shkurt të vitit 1949 në Tiranë. Më 1 tetor 1979, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U ridënua dy vjet më vonë, më 5 shkurt 1981, nga Gjykata e Mirditës, me 10 vjet burg për «agjitacion e propagandë». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 295.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]