BELEGU Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Krujë, më 1881. Studimet e larta për pedagogji i kreu në Stamboll. U arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 5 vjet burg «për agjitacion e propagandë». U lirua në vitin 1948. Në vitin 1994, Presidenti i Republikës i akordoi urdhërin «Mësues i Popullit», pas vdekjes. Vepra: «Hygjenie per ke do qi dishiron me jetue me shëndet» (bashkëautor, Shkodër, 1920). Maks Gjinaj, Margarita Mele, Myrvete Elmazi, Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (1913-1944), Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010, f. 239.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]