BELESKI Boris
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak i lartë, instruktor i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, një nga treqind rusët e bardhë që erdhën me mbretin Zog në Shqipëri. Lindi në vitin 1898. U diplomua në Akademinë Ushtarake të Moskës. Shërbeu si instruktor në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1944 dhe u pushkatua për spiunazh nga një skuadër partizane. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin «Nderi i Kombit», bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: «Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore». Agim Musta, Enver Lepenica, Antologjia e krimit komunist, Tiranë, 2006, f. 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]