(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Agronom. Lindi më 3 qeshor të vitit 1909 në Korçë. Studimet universitare për agronomi i kreu në Tuluzë të Francës. U kthye në Shqipëri më 1939. Mori pjesë në luftën e Gjormit. U arrestua në fund të 1946-s. Më 31 dhjetor të vitit 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Më 26 shkurt 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të qytetit të Beratit vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1954. Nga torturat çnjerëzore kaloi në gangrenë të këmbëve dhe, ashtu i gjymtuar, jetoi deri sa vdiq. Gazeta Zyrtare, nr. 32, 25 mars 1948, f. 6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit