(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Nënshtetas gjerman, përkthyes me banim në Shkodër. Në «Raportin Informativ të agjentëve të Komisionit të Administrimit të Pasurive të kriminelëve të luftës, thuhet se i lartpërmenduri ka qenë bashkëpuntor me okupatorët Fashistë dhe Nazistë në dam të atdheut e t’Ushtrisë N.Çl. të Shqipnisë, bile ka qenë në luftim me ushtritë N.Çl e ka mbetun i vramë vdekun». Për këto arsye, më 27 korrik 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit të Prefekturës së Shkodër urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 87-bis, 17 shtator 1946, f. 4.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]