BENA Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 27 tetor të vitit 1938, në Filat të Çamërisë. Më 7 korrik 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1973 dhe më 30 qershor të po atij viti, Gjykata e Mirditës e dënoi me 18 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «sabotim» dhe «agjitacion e propagandë ». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 155.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]