BENDO Shaqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1915, në Gorisht të Vlorës. Me vendim nr. 145, datë 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetrapolitike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të paundshme. Në bazë të nenit 51 të Ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 mbi D. P. P., dënimi iu kthye në privim lirie me punë të detyruar për jetë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 235-236.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]