Bilal ibnu Rebah
(arabisht)
Shok i Muhamedit, a.s., zezak nga Abisinia. Për shkak të pranimit të islamit ishte torturuar rëndë nga politeistët e Mekës. Ebu Bekr Es-Sidiku e liroi nga robëria duke paguar sasi të mëdha parash. Ka marrë pjesë në të gjitha betejat bashkë më Muhamedin a.s. Ishte i njohur si myezini i Muhamedit a.s. Vdiq në Siri në vitin 20 të hixhretit.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Bilal ibnu Rebah" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/bilal-ibnu-rebah