Bima raflesia Në ujdhesën e Sumatrës rritet një bimë parazite që quhet raflesia që ushqehet, ashtu si shumë bimë të tjera parazite, me lëndë organike në shpërbërje e sipër. Bima raflesia, megjithëse është një bimë parazitare, është bima që ka lulen më të madhe në botë. I gjithë trupi i kësaj bime ndodhet nën sipërfaqen e tokës, mbi sipërfaqe ajo nxjerr vetëm lulen e saj, që është një lule me petale mishtake, me erë të rëndë dhe që e ka diametrin rreth 1 metër.
[cite]