Bioakumulim
(Term – Mjedisor)
Bioakumulim
(anglisht: Bioaccumulation)
✦ Bioakumulimi ka të bëjë me raportin ndërmjet përqëndrimit të një përbërjeje kimike në organizëm dhe përqëndrimit të saj në mjedis. Përbërja akumulohet sa herë që futet në organizëm dhe depozitohet më shpejt sesa transformohet në përbërje të tjera (metabolizohet) apo ekskretohet (ndahet/veçohet). Kur përbërja kalon përgjatë zinxhirit ushqimor (p.sh. nga planktoni i prekur nga ndotja te peshqit e vegjelë, në peshqit e mëdhenj e më pas te njerëzit), ai mund të bëhet gjithnjë e më i përqëndruar, duke sjellë pasoja toksike në organizmin bartës. Disa ndotës të qëndrueshëm që bioakumulohen janë metalet e rënda, si merkuri e plumbi dhe organokloruret. Kuptimi i procesit dinamik të bioakumulimit është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e njerëzve dhe organizmave të tjerë nga ekspozimi ndaj kimikateve të rrezikshme, çka është kthyer në një aspekt të rëndësishëm në rregulloren për kimikatet.