BLINISHTI Dr. Benedikt

BLINISHTI Dr. Benedikt
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Diplomat. Lindi në vitin 1895, në Stamboll. U diplomua për jurisprudencë në Turqi; doktoratën e mbrojti në Universitetin e Vjenës. Mes viteve 1920-1936 shërbeu si diplomat i shtetit shqiptar. U arrestua më 1945 dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie. Vdiq në vitin 1966. Enver Memisha, Masakra komuniste: arrestime, burgime, ekzekutime e internime mbi inteligjencien shqiptare, në «55», E mërkurë, 25 shkurt 2009, f. 17; Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXV, f. 319.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]