Blloqe malore

Litosfera në disa zona sillet si një ultësirë e përbërë prej blloqesh që ngrihen, ulen dhe pjerrësohen si pasojë e erozionit dhe e forcave që veprojnë që nga thellësia. Aty-këtu një bllok ngrihet mbi të tjerat dhe sulmohet nga forcat erozive me një fuqi të veçantë. Me kohë blloku ndahet në maja të veçanta, që quhen shkarje ose blloqe malore. Shpesh blloku fillestar është i pjerrët, kështu që një faqe e vargmalit të krijuar ka një pjerrësi të gjatë e të lehtë, ndërsa tjetra paraqet një greminë të rrëpirë, domethënë paraqet atë që quhet «skarpat». Një bllok ngrihet si rezultat i një numri lëvizjesh të menjëhershme që shkaktojnë secila ngritje prej pak centimetrash (në raste të jashtëzakonshme deri në një metër).

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]