BOCA Kalam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Sasaj të Sarandës. U ekzekutua nga partizanët para përfundimit të luftës si «kriminel lufte e armik i popullit ». Më 9 shkurt 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Sarandës vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 47, 29 maj 1946, fq. 5.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]