BOLENA Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Bolenë të Vlorës. U dënua si «kriminel lufte». Për këtë arsye, më 4 dhjetor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Vlorë urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të luajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 16, 24 shkurt 1947, f. 5.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]