BOKSI Rasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

U diplomua në Greqi për Jurisprudencë. Kur italianët hynë në Shqipëri, ai u largua bashkë me mbretin Zog në Greqi. U kthye në vitin 1943 dhe luftoi në çetat e legalistëve. Në janar të vitit 1945 ndodhet në Postribë për të organizuar rezistencën antikomuniste. U vra nga partizanët në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1945 në bjeshkët e Domnit.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]