(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1938, në Ersekë të Kolonjës. Nga 1 gushti 1945 deri më 10 shkurt 1950 u internua në rrethin e Krujës. U arrestua në maternitet, teksa po lindte. Më 6 tetor të vitit 1972, me vendim të Kolegjit Ushtarak të Tiranës u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë «për tradhti ndaj atdheut mbetur në përgatitje, agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor». U lirua në vitin 1983. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, Tiranë, 8. 10. 1992; Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1529/1, Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Sektori i Arkivit Shtetëror të Sistemit.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit