BROCI Arben
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Student në vitin e fundit të Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit të Tiranës. Një nga nismëtaret e Lëvizjes Studentore dhe një prej 300 firmëtarëve të parë për krijimin e Partisë Demokratike. Pas ngjarjeve të dhjetorit, u caktua si i deleguari i Grupit Nismëtar për të krijuar Degën e PD-së në Shkodër, si dhe për të përhapur programin fillestar të PD-së në këtë rreth. Fill pas fitores së Partisë së Punës në zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, më 2 prillit të po atij viti, në Shkodër filloi një demonstratë masive, që përfundoi me vrasjen me armë të katër personave: Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut. Pak kohë pas ngjarjes, të katër u nderuan me medaljen «Dëshmorë të Demokracisë», ndërsa me një vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit, 2 prilli u shpall dita e «Dëshmorëve të Shkodrës».

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]