(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Arrëmollë të Lurës. U dënua si «armik i popullit dhe kriminel lufte», i akuzuar se «ka strehue vazhdimisht kriminelat, ka lehtësue punën e tyne, ka sabotue, punët e Pushtetit dhe janë munduar të ngjallin pa kënaqësina». Për këtë aryse, më 13 maj 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Prefekturës së Peshkopisë urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të patundshme. Gjashtë muaj më vonë, më 1 nëntor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shumbatit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 112, 14 dhjetor 1946, f. 3; Gazeta Zyrtare, nr. 13, 18 shkurt 1947, f. 8.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit