BUKOSHI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mësues. Lindi më 1 janar të vitit 1941, në fshatin Bukosh të Therandës në Kosovë. U arrestua në Prizren, pas arrestimit të Adem Demaçit dhe të disa anëtarëve të organizatës Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Dënimin e vuajti në burgun e Nishit. Pas lirimit, më 1969 u arratis në Shqipëri, bashkë me Ali Boletinin, nipin e Isa Boletinit. U emërua mësues në Berat, ku shumë shpejt fitoi prestigj si mësues e nacionalist. Për këtë arsye, u arrestua më 1975 dhe më 27 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Beratit e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë për «agjitacion e propagandë». Një pjesë të dënimit e vuajti në burgun e Ballshit. Myrteza Bajraktari, Një vështrim tjetër i historisë, Tiranë, 2011, III, f. 218; Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 105-106; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 201.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]