(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 17 gusht të vitit 1918, në fshatin Grevë të Peshkopisë. U dënua nga Gjykata Ushtarake si «sabotator i Pushtetit». Në bazë të këtij vendimi, më 19 dhjetor 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Qendrës Peshkopi urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 22, 8 mars 1947, f. 5; Gazeta Zyrtare, nr. 25, 18 mars 1947, f. 2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]