(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Veprimtar politik. Lindi në fshatin Psar i Zi të Kolonjës. U dënua me vdekje nga Gjykata Ushtarake si një prej organizatorëve kryesorë të Ballit Kombëtar në Kolonjë. Më 5 prill të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Kolonjës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 21, 29 mars 1946, f. 6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]