BUSHATI Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 tetor të vitit 1898, në Shkodër. Shkollën e mesme e kreu në Stamboll. Më 1945 i pushkatuan të vëllanë, Maliq Bushatin [shih]. Po këtë vit u arrestua dhe ai. Më 30 qeshor 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit të Prefekturës së Shkodrës, urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij të patundshme. U lirua më 1946, por pesë vjet më vonë, më 1951, u arrestua sërish. U lirua më 1960. Gazeta Zyrtare, nr. 106, 21 nëntor 1946, f. 5.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]