BUSHATI Myfit Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 shkurt të vitit 1928, në Shkodër. Ishte anëtar i organizatës antikomuniste të rinisë studentore shkodrane «Bashkimi Shqiptar». U arrestua në vitin 1946. Më 22 shkurt të të njëjtit vit, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Shkodrës e dënoi për «krime kundër shtetit» me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua në vitin 1953. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]