BUZI Hekuran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Kallm Maliq të Lushnjës. U pushkatua si «kriminel lufte dhe armik i popullit». Më 21 janar të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Lushnjës vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të luajtshme. Të njëjtin vendim mori më 2 tetor të po atij viti edhe Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Nënprefekturës së Beratit. Gazeta Zyrtare, nr. 14, 20 shkurt 1947, f. 7-8; Gazeta Zyrtare, nr. 108, 24 dhjetor 1947, fq. 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]