(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak, veprimtar i nacionalizmit shqiptar. Lindi në Dibër, në vitin 1905. Gjimnazin e kreu në Shkodër, kurse Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë. U kthye në Shqipëri, ku iu përkushtua organizimit të ushtrisë shqiptare, veçanërisht shkollave ushtarake. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe, pas torturash çnjerëzore, u pushkatua më 14 prill 1945. Para pushkatimit deklaroi: «Mbrapsht nuk kthehem se jam ushtarak! Vdes si shqiptar, se gjithë jetën ia kam dedikue Shqipërisë dhe organizimit të ushtrisë shqiptare! Rroftë Shqipëria etnike!». Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, f. 30.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit