TABOR

TABOR(term historik – sundimi osman)Njësi ushtarake me një mijë veta në ushtrinë e dikurshme osmane; batalion. Indeksi:Portali – Historia

VASAL

VASAL(term historik – mesjetë)Feudal që i nënshtrohej një feudalit tjetër më të madh, një princi ose një mbreti. Indeksi:Portali – Historia

TAULANT

TAULANT(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Indeksi:Portali – Historia

SHATËR

SHATËR(term historik – mesjetë)Djalë nga një familje fisnike, që shërbente në oborrin e një princi a të një mbreti. Indeksi:Portali – Historia

TROGLODIT

TROGLODIT(term historik – lashtësi)Banor i lashtë i Afrikës, i Azisë etj., që jetonte nëpër shpella; njeriu primitiv i kohës së gurit. Indeksi:Portali – Historia