VASAL

VASAL(term historik – mesjetë)Feudal që i nënshtrohej një feudalit tjetër më të madh, një princi ose një mbreti. Indeksi:Portali – Historia

TAULANT

TAULANT(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Indeksi:Portali – Historia

SHATËR

SHATËR(term historik – mesjetë)Djalë nga një familje fisnike, që shërbente në oborrin e një princi a të një mbreti. Indeksi:Portali – Historia

TROGLODIT

TROGLODIT(term historik – lashtësi)Banor i lashtë i Afrikës, i Azisë etj., që jetonte nëpër shpella; njeriu primitiv i kohës së gurit. Indeksi:Portali – Historia

LIRI

LIRI(term historik – lashtësi)Gjendja e një njeriu, i cili nuk ishte skllav a bujkrob në rendin skllavopronar e në atë feudal. Indeksi:Portali – Historia

OLIMPIADË

OLIMPIADË(term historik – lashtësi)Periudhë prej katër vjetësh ndërmjet dy lojërave olimpike, që në Greqinë e lashtë merrej si matëse e kohës. Indeksi:Portali – Historia

PRIFT

PRIFT(term historik – lashtësi)Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare. Indeksi:Portali – Historia

MAGJISTRAT

MAGJISTRAT(term historik – lashtësi)Zyrtar i lartë shtetëror i zgjedhur, që kishte pushtet me karakter juridik, administrativ ose politik në Romën dhe Athinën e lashtë) Indeksi:Portali – Historia