PATRIARKALIZËM(term historik – lashtësi)Sundim i plotë dhe i padiskutueshëm i burrit a i kryefamiljarit në familje ose në marrëdhëniet shoqërore gjatë patriarkatit. Indeksi:Portali – Historia
SEKSION(term historik – regjimi komunist)Degë ose ndarje e veçantë e një institucioni shtetëror, e një organizate shoqërore etj., që kryen detyra të caktuara dhe zyrat e kësaj dege. Indeksi:Portali – Historia
LËNDINA E LOTËVE(term historik – mesjetë)Shesh në të dalë të qytetit, ku njerëzit ndaheshin me të afërmit e tyre kur shkonin në kurbet. Indeksi:Portali – Historia
NAHIJE(term historik – sundimi osman)Nënndarje administrative, që përfshinte disa fshatra në kohën e pushtimit osman në Shqipëri; komunë. Indeksi:Portali – Historia
PATRIARKAT(term historik – lashtësi)Periudha e fundit e rendit shoqëror të që karakterizohej nga sundimi i plotë i burrit në familje e në marrëdhëniet shoqërore. Indeksi:Portali – Historia
PRANGA(term historik – lashtësi)1.Zinxhir me hallka të forta, që përdorej nga skllavopronarët për t’u lidhur këmbët dhe duart skllevërve. Indeksi:Portali – Historia
SENAT(term historik – lashtësi)Organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Romën e lashtë; kuvend i lartë shtetëror në disa republika të kohës së lashtë ose të mesjetës. Indeksi:Portali – Historia
LABEAT(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet nga Liqeni i Shkodrës deri thellë në Malësinë e Veriut. Fisi i labeatëve. Indeksi:Portali – Historia
PANEGJIRIK(term historik – lashtësi)Fjalim që mbante një gojëtar për të ngritur lart botërisht bëmat e një heroi a të një njeriu të shquar, për të lavdëruar një qytet etj. Panegjirik për heroin. Indeksi:Portali – Historia