PËRKRENARE(term historik – lashtësi)Mbulojë koke prej metali, si helmetë, me trajta të ndryshme, që përdorej nga luftëtarët në kohët e lashta dhe në mesjetë për t’u mbrojtur nga goditjet e armëve të armikut. Indeksi:Portali – Historia
PORTA E LARTË(term historik – sundimi osman)Sulltani dhe qeveria si autoriteti më i lartë e përfaqësues i Perandorisë Osmane. Indeksi:Portali – Historia
KURORË(term historik – lashtësi)1. Kurorë dafine. kurorë me degë e gjethe dafine që u vinin në kokë zakonisht poetëve të shquar.2. Rreth i metaltë, zakonisht i stolisur me ar e me gurë të çmuar, që mbanin (e që në disa vende mbajnë edhe sot) në kokë perandorët, mbretërit etj. si
MOLOS(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve epirote, që banonte në viset që nga jugu i Vjosës së Sipërme e deri në pellgun e Janinës. Indeksi:Portali – Historia
PADISHAH(term historik – sundimi osman)Titull i sulltanit në Perandorinë Osmane dhe i sundimtarit absolut në disa vende të Lindjes; ai që mbante këtë titull. Indeksi:Portali – Historia
PATRIARK (term historik – lashtësi)Kryetar i fisit në shoqërinë e bashkësive primitive; kryetar i familjeve të mëdha të dikurshme, që nderohej më shumë se të gjithë dhe që kishte të drejta të plota mbi anëtarët e tjerë të fisit. Indeksi:Portali – Historia
POSTËKOMANDË(term historik – mbretëria shqiptare)1. Komanda e xhandarmërisë në një komunë.;2. Ndërtesa ku ishte vendosur kjo komandë. Indeksi:Portali – Historia
QARKOR(term historik – regjimi komunist)Komiteti qarkor i Partisë Komuniste të Shqipërisë ose i Rinisë Komuniste të Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vitet e para pas Çlirimit. Indeksi:Portali – Historia
KURORËZIM(term historik – lashtësi)Ceremonia që bëhej për të kurorëzuar një mbret, një perandor duke e shpallur atë si të tillë. Indeksi:Portali – Historia
MYTESARIF(term historik – sundimi osman)Kryetar i administratës së një sanxhaku në kohën e perandorisë osmane. Urdhri i mytesarifit. Indeksi:Portali – Historia