PREFEKT(term historik – mbretëria shqptare)1. Nëpunës i lartë qeveritar në një prefekturë, kryetari i prefekturës. 2. Emërtim për disa nëpunësi në administratë dhe në ushtri në Romën e lashtë. Indeksi:Portali – Historia
QINDËSHE(term historik – lashtësi)Njësi ushtarake prej njëqind vetësh ose më shumë, që vepronte me një rreshtim të caktuar në Romën e Lashtë por edhe gjatë monarkisë cariste Ruse. Indeksi:Portali – Historia
SEPARATIZËM(term historik – mesjetë)Përpjekje për t’u shkëputur nga një tërësi a bashkësi e organizuar politike, ekonomike etj.; rrymë dhe lëvizje e një grupi popullsie me tipare kombëtare të veçanta për t`u shkëputur dhe për të fituar vetëqeverisjen ose pavarësinë nga një shtet ose nga një federatë ku bën pjesë. Indeksi:Portali
SKIT(term historik – lashtësi)Pjesëtar i fiseve shtegtare, që banonin në brigjet veriore të Detit të Zi rreth shekullit të 7-të para Krishtit e deri në shekullin e 3-të pas Krishtit. Indeksi:Portali – Historia
LABIRINT(term historik – lashtësi)Ndërtesë e madhe me shumë të ndara e me korridore të ngatërruara, ku ishte e vështirë të gjendej rruga e daljes (në Egjiptin dhe në Greqinë e lashtë). Indeksi:Portali – Historia
PENDAR(term historik – mesjetë)1. Ai që lëron tokën me qe, ai që nget pendët në arë.2. Ai që ruan vreshtat e arat, rojë vreshtash, vreshtar, bekçi. 3. Çifçi. Indeksi:Portali – Historia
PREFEKTURË(term historik – mbretëria shqptare)1. Njësia më e madhe e ndarjes administrative e tokësore në Shqipëri në kohën e mbretit Zog, e cila kishte si qendër një qytet kryesor.2. Organ i pushtetit shtetëror në një njësi të tillë.3. Ndërtesa e zyrat e këtij organi shtetëror. Indeksi:Portali – Historia
QYTET-SHTET(term historik – lashtësi)Qytet së bashku me krahinën përreth në lashtësi (kryesisht në Greqinë e lashtë), ishte shtet më vete. Indeksi:Portali – Historia
SKLLAVËRI(term historik – lashtësi)1. Gjendja e atij që është skllav; të qenët skllav.2. Rendi shoqëror që mbështetej në pronën e skllevërve, skllavopronaria. Indeksi:Portali – Historia
LATIFOND(term historik – lashtësi)Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake, që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta. Indeksi:Portali – Historia
NJËSIT(term historik – regjimi komunist)Grup i vogël partizanësh ose ilegalësh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që kryente veprime të armatosura ose detyra të tjera. Indeksi:Portali – Historia