PANTEON(term historik – lashtësi)Tempull që grekët dhe romakët e vjetër u kushtonin të gjitha perëndive. Panteoni grek (romak) Indeksi:Portali – Historia
RAJA(term historik – sundimi osman)Nënshtetas jo mysliman, kryesisht i krisherë në Perandorinë Osmane, që nuk kishte të drejta e shtypej egërsisht. Indeksi:Portali – Historia
SKLLAV(term historik – lashtësi)Njeri pa asnjë mjet prodhimi dhe pa asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mund të bënte ç’të donte me jetën e tij. Indeksi:Portali – Historia
LEGJION(term historik – lashtësi)Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake, që përbëhej nga shumë kohorta dhe që kishte rreth gjashtë mijë luftëtarë këmbësorë e kalorës. Indeksi:Portali – Historia
NORMAN(term historik – mesjetë)Pjesëtar i fiseve skandinave që zbritën nga Veriu për të pushtuar e grabitur vendet e ndryshme të Evropës në shekujt VIII-XI. Sulmet (pushtimet) e normanëve. Luftërat kundër normanëve. Indeksi:Portali – Historia
PARAÇLIRIM(term historik – regjimi komunist)Periudha para 29 Nëntorit të vitit 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit. Indeksi:Portali – Historia
REND(term historik – mesjetë)Shtresë shoqërore në periudhën e feudalizmit, e cila kishte të drejta e detyra të trashëgueshme në këtë periudhë. Indeksi:Portali – Historia
SKLLAVOPRONAR(term historik – lashtësi)Përfaqësuesi i klasës sunduese në sistemin shoqëror që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve; ai që zotëronte skllevër, pronar skllevërish. Indeksi:Portali – Historia
GLADIATOR(term historik – lashtësi)Skllav ose rob lufte me trup të fuqishëm, që në Romën e vjetër e mbanin dhe e stërvitnin posaçërisht për ta vënë të përleshej për vdekje me skllevër a me robër të tjerë ose me kafshë të egra në arenën e koloseumit. Indeksi:Portali – Historia