KOSHADHE(term historik – sundimi osman)1. Patrullë. 2. Ushtar që bënte pjesë në repartet ndjekëse të ushtrisë në Perandorinë Osmane për të kapur hajdutët ose kryengritësit. Indeksi:Portali – Historia
DYNDJE(term historik – mesjetë)1. Dyndja e madhe e popujve. shpërnguljet e fiseve gjermane, vandale, hune, sllave etj. në shekujt III-VII, që vërshuan në zotërimet e Perandorisë Romake dhe luajtën një rol të rëndësishëm për shkatërrimin e saj.2. Shumicë e madhe njerëzish që shpërngulen diku ose që vërshojnë në një drejtim
FENIKAS(term historik – lashtësi)Ai që ka të bëjë me Fenikinë ose me fenikasit, që është karakteristik për Fenikinë ose për fenikasit, i Fenikisë ose i fenikasve; që është krijuar nga fenikasit. Indeksi:Portali – Historia
ILEGALITET(term historik – regjimi komunist)Tërësia e organizatave që luftonin kundër pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre në Shqipëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare duke punuar e vepruar në mënyrë konspirative. Indeksi:Portali – Historia
KANIBALIZËM(term historik – lashtësi)Përdorimi si ushqim i mishit të njeriut nga njerëzit (në fazat më të ulëta të zhvillimit të shoqërisë). Indeksi:Portali – Historia
KRAHINË(term historik – mbretëria shqiptare)Njësi territoriale-administrative brenda një shteti, e cila ka një kryeqendër; qark. Indeksi:Portali – Historia
FERMAN(term historik – sundimi osman)Dekret a urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një gradim, për një dekorim, për një shpërblim, për një dënim etj.. Indeksi:Portali – Historia
ILUMINIST(term historik – mesjetë)1. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII2.pasues e përçues i ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare Indeksi:Portali – Historia
KANOSJAR(term historik – mesjetë)1. Bekçi i fshehtë që caktohej nga pleqësia e fshatit ose nga kryeplaku për të ruajtur arat, vreshtat etj. 2. Ai që gjobiste fshatarin, i cili kishte dëmtuar vetë ose me bagëtitë e tij arën a mallin e dikujt. Indeksi:Portali – Historia
KOHORTË(term historik – lashtësi)Njësi ushtarake që ishte sa një e dhjeta e legjionit në Romën e lashtë; njësi ushtarake me 300-600 luftëtarë. Indeksi:Portali – Historia
KRAHINAR(term historik – mbretëria shqiptare)Nëpunës i emëruar nga qeveria, që sundon në një njësi administrative; kryetar i komunës së një krahine. Indeksi:Portali – Historia